Telegrafi

Këta janë ‘mbretërit’ e zonës së rreptësisë në ‘Top 5’ ligat evropiane

Edin Dzeko është futbollisti që ka gjuajtur më shumë nga brenda zona e rreptësisë këtë sezon nga pesë ligat më të forta evropiane.

Sulmuesi boshnjak i Romës është futbollisti që është treguar ‘mbret’ i 16-metërshit, duke gjuajtur plot 34 goditje në portë.

Dzeko ka lënë pas vetes futbollistë të mëdhenj si Robert Lewandowski, Edinson Cavani dhe Zlatan Ibrahimovic.

Lexo po ashtu Këta janë futbollistët që kanë asistuar më shumë në vitin 2016

Sulmuesi i Bayern Munichut ka arritur të gjuaj plot 29 herë në drejtim të portës nga brenda zona, teksa pas tij renditet sulmuesi i PSG-së, i cili ka gjuajtur gjithsej 26 herë.

Në vend të fundit radhitet sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’, që ka rezultuar të jetë i  rrezikshëm në 24 gjuajte në drejtim të portës. /Telegrafi/

Futbollistët që kanë gjuajtur më shumë këtë sezon:

Edin Dzeko                          – 34 gjuajte në gol

Robert Lewandowski       – 29 gjuajte në gol

Edinson Cavani                  – 26 gjuajtje në gol

Zlatan Ibrahimovic           – 24 gjuajtje në gol