Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme për futbollistët.
Pa përdorimin e rrjeteve sociale, disa futbollist nuk do të ishin kaq të famshëm.
Duke përdoru ‘Facebook’, ‘Instagram’ apo ‘Twitter’, yjet e futbollit janë më afër adhuruesve të tyre duke u treguar për jetën që bëjnë.
Por ‘mbreti’ i rrjeteve sociale është Cristiano Ronaldo, që ka 117,5 milionë pëlqime në ‘Facebook’, 82.8 milionë ndjekës në Instagram dhe 48.5 milionë të tjerë në ‘Twitter’.
Portugezi ka lënë mbrapa yllin argjentinas, Lionel Messi me 87 milionë pëlqime në Facebook dhe 60,1 milionë ndjekës në Instagram por që nuk e përdorë rrjetin tjetër social ‘Twitter’.
Braziliani Neymar është jashtëzakonisht aktiv nëpër rrjetet sociale dhe deri më tani ai ka 59 milionë në Facebook, 62 milionë në Instagram dhe 26 milionë në ‘Twitter’.
Në pozitat tjera vijnë, David Beckham, James Rodriguez, Gareth Bale e David Luiz. /Telegrafi/