Site icon Telegrafi

Këta janë futbollistët që kanë ndikuar në më shumë gola këtë sezon (Foto)

Mauro Icardi është futbollisti që marrë pjesë në më shumë gola gjatë këtij sezoni në Evropë.

Sulmuesi Interit ka ndikuar në shtatë gola të shënuara nga Interi, me gjashtë gola të shënuara dhe një asistim, duke lënë pas vetën gjithë të tjerët.

Pas Icardit vjen sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette dhe ai i PSG-së, Edinson Cavani, të cilët kanë nga gjashtë gola të shënuara, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Këta janë golashënuesit kryesor të Bundesligas që nga sezoni 2012/13

Diego Costa i Chelseat, Robert Lewandowski i Bayern Munich dhe Jose Callejon i Napolit radhiten pas tyre me nga pesë gola të shënuara dhe nga një asistim.

Listën e mbyllin dyshja e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez me nga katër gola dhe dy asistime, ndërsa Franck Ribery ka katër asistime dhe dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version