Telegrafi

Këta janë dhjetë sulmuesit më efikasë në Evropë, kalojnë Messin e Ronalon (Foto)

Goal.com ka publikuar listën e sulmuesve të cilët kanë shfrytëzuar më së miri minutat e tyre në fushë për të gjetur rrugën e rrjetës.

Renditja e lojtarëve të cilët jo domosdoshmërisht duhet të jenë sulmues pykë është për pesë kampionatet kryesore në Evropë, Ligën Premier, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1. Rezultatet janë mjaft befasuese.

Kështu, deri në këtë periudhë të ligave të kontinentit kryesuesi është Joel Pohjanpalo i Bayer Leverkusenit, i cili ka shënuar 4 gola në 104 minuta.

Mesatarja e tij është një gol çdo 26 minuta. Pas tij renditet Mario Balotelli, i huazuar te Nice. Italiani ka shënuar 5 gola në 257 minuta. Mesatarja e tij është një gol çdo 51,4 minuta.

Lexo po ashtu Golashënuesit në Serie A, sipas kombësisë (Foto)

Vendin e tretë e ruan sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette, i cili ka shënuar 6 gola në 312 minuta lojë, ndjekur nga Andrea Petagna, i cili tek Atalanta ka shënuar 3 gola në 180 minuta.

Edinson Cavani është lojtari i cili ka shënuar më shumë se çdo sulmues tjetër i listës prej 10 futbollistësh. Uruguaiani ka shënjestruar rrjetën 8 herë në 507 minuta lojë.

Sulmuesi i PSG-së renditet në vendin e pestë pikërisht prej mesatares së tij më të ulët (pavarësisht se ka shënuar më shumë) të golave për minutë, 63,38. Pas emrave si Pablo de Biasis (Mainz), Gonzalo Higuain (Juventus), Andre Belotti (Torino) dhe Antoine Griezmann (Atletico Madrid), i dhjeti renditet një tjetër lojtar i “Aspirinave”, Javier Hernandez (5 gola, 425 minuta).

Joel Pohjanpalo (Leverkusen – 26 minuta për gol, 4 gola, 104 minuta)

Mario Balotelli (Nice – 51.4 minuta për gol, 5 gola, 257 minuta)

Alexandre Lacazette (Lyon -52 minuta për gol, 6 gola, 312 minuta)

Andrea Petagna (Atalanta -60 minuta për gol, 4 gola, 180 minuta)

Edinson Cavani (PSG – 63.38 minuta për gol, 8 gola, 507 minuta)

 

Pablo de Blasis (Mainz – 65 minuta për gol, 3 gola, 195 minuta)

Gonzalo Higuain (Juventus – 66 minuta për gol, 6 gola, 396 minuta)

Andrea Belotti (Torino – 76.8 minuta për gol, 5 gola, 384 minuta)

Antoine Griezmann (Atletico – 84.83 minuta për gol, 6 gola, 509 minuta)

Javier Hernandez (Leverkusen – 85 minuta për gol, 5 gola, 425 minuta)