Konfirmimi i Higuainit gjatë ditëve në vijim si futbollisti më i ri i Juventusit, do ta bëjë atë futbollistin më të shtrenjtë në historinë e kontinentit amerikano-jugor.
Sulmuesi argjentinas pritet të transferohet në Torino pas kryerjes së vizitave mjekësore në Madrid për një shumë prej 94.7 milionë euro.
Higuain pritet të jetë një pikë kyçe për të shpresuar fitimin e Ligës së Kampionëve gjatë këtij sezoni te kampionët e Italisë.
Ai pritet të kalojë emra si Neymar, Suarez e James Rodriguez.
Më poshtë i keni 10 lojtarët më të shtrenjtë nga Amerika Jugore.
10. Hernan Crespo – € 55 milionë
9. Radamel Falcao – € 60 milionë
8. Angel Di Maria – € 63 milionë
7. Edinson Cavani – € 64.5 milionë
6. Kaka – € 65 milionë
5. Angel Di Maria – € 75 milionë
4. James Rodríguez – € 80 milionë
3. Luis Suarez – € 81 milionë
2. Neymar – € 86.2 milionë
1. Gonzalo Higuain – € 94.7 milionë