Lëvizja Vetëvendosje në debatin për Demarkacionin me Malin e Zi, i cili do të mbahet nesër (3 gusht), në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës, do të përfaqësohet nga 5 deputetë.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, nënkryetarja e Kuvendit nga kjo parti, Aida Dërguti dhe deputetët, Donika Kadaj- Bujupi, Ismajl Kurteshi e Albulena Haxhiu, do të paraqesin qëndrime e tyre në këtë debat.
Kjo është bërë e ditur të martën në një konferencë për media, nga zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, njofton lajmi.net.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se disa nga ekspertët e propozuar nga kjo parti për të marr pjesë në këtë debat janë refuzuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.