Telegrafi

Këta janë asistuesit më të mirë në ‘Top 5’ ligat evropiane këtë sezon

Toni Kroos është futbollisti që ka bërë më së shumti asistime në pesë ligat më të mëdha evropiane.

Mesfushori i Real Madridit është ai që ka shërbyer më së shumti bashkëlojtarët e tij në sezonin 2016/17, duke bërë pesë asistime.

Megjithatë, gjermani nuk është i vetmi futbollist me pesë asistime, pasi në linjën e njëjtë qëndrojnë edhe Andrej Kramaric i Hoffenheim dhe Franck Ribery i Bayern Munich, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Futbollistët me pasimet më të sakta në ‘Top 5’ ligat evropiane këtë sezon

Në vend të katërt, respektivisht në të pestin gjenden Felipe Anderson dhe Kevin De Bruyne.

Anësori sulmues i Lazios dhe belgu i Manchester Cityt kanë shërbyer nga katër herë bashëlojtarët e tij. /Telegrafi/

Më shumë asistime në ‘Top 5’ ligat këtë sezon:

Toni Kroos                – 5 asistime

Andrej Kramaric     – 5 asistime

Franck Ribery          – 5 asistime

Felipe Anderson     – 4 asistime

Kevin De Bruyne     – 4 asistime