PSG u bë skuadra e parë që siguron titullin kampion në kampionatet më të forta evropiane, por skuadra e sheikëve ende është shumë larg të qenit një nga skuadrat me së së shumti trofe në botë.
Por, si është renditja kur bëhet fjalë për lojtarë?
Në fakt, shumë besojnë se Zlatan Ibrahimovic është lojtari me më së shumti trofe të fituar, por kjo nuk qëndron.
Sulmuesi suedez është shpallur kampion në katër vende të ndryshme me 6 skuadra, por janë katër lojtarë përpara tij të cilët kanë fituar më shumë trofe se ai. /Telegrafi/
Ryan Giggs | Manchester United | 34 trofe
Vitor Baia | Porto, Barcelona | 31 trofe
Kenny Dalglish | Liverpool, Celtic | 31 trofe
Pele | Santos, New York Cosmos | 28 trofe
Zlatan Ibrahimovic | Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG | 27 trofe
Paolo Maldini | Milan | 26 trofe
Lionel Messi | Barcelona | 26 trofe
Andres Iniesta | Barcelona | 26 trofe
Dani Alves | Sevilla, Barcelona | 26 trofe
Xavi | Barcelona | 25 trofe
Paul Scholes | Manchester United | 25 trofe
Edwin van der Sar | Ajax, Manchester United | 25 trofe