Në pozitën me numër 10-të kanë luajtur shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror, të cilët kanë lënë gjurmë në sportin më të bukur në botë.
Një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit, padyshim që është edhe Diego Armando Maradona apo i njohur si ‘El Pibe de Oro’, i cili sot(diel) mbusht plot 56-të vjet.
Portali i njohur sportiv ‘Goal.com’ ka publikuar për nder të Maradonës një ‘Top 10’ të futbollistëve më të mirë që kanë luajtur në pozitën me numër 10-të, përcjell Telegrafi.
Në këtë listë figurojnë emra të mëdhenj që i kanë dhënë shumë lojës së futbollit, si Pele, Micheal Platini dhe Roberto Baggio.
Por, në listë gjithashtu nuk mund të mungojnë as futbollistë të gjeneratës më të re si Zinedine Zidane, Ronldinho dhe Lionel Messi, që kanë lënë gjurmë në lojën më të bukur në botë. /Telegrafi/
Pele – Brazil
Zico – Brazil
Diego Maradona – Argjentinë
Michel Platini – Francë
Carlos Valderrama – Kolumbi
Roberto Baggio – Itali
Ronaldinho – Brazil
Roman Riquelme – Argjentinë
Zinedine Zidane – Francë
Lionel Messi – Argjentinë