Futbollistët e mirë janë duke e vazhduar futbollin aktiv deri mbi moshën 35 vjeç.
Edhe La Liga nuk i ka ikur kësaj dukurie ku ka disa futbollistë mbi këtë moshë.
Më i vjetri është Weligton i Malagas që ka 37 vjeç.
Në këtë listë ka emra edhe të njohur si Bonera, Tiago, Demichelis e Aduriz, shkruan Marca.
Real Betis, Atletic Bilbao dhe Malaga kanë lojtarët më të moshuar në ligë.
Më poshtë mund t’i shihni dhjetë lojtarët më të vjetër në kampionatin spanjoll. /Telegrafi/
Bonera (Villarreal), 35 vjeç
Tiago (Atletico), 35 vjeç
Demichelis (Espanyol), 35 vjeç
Manu Herrera (Betis), 35 vjeç
Iraizoz (Athletic), 35 vjeç
Aduriz (Athletic), 35 vjeç
Joaquin (Betis), 35 vjeç
Ruben Castro (Betis), 35 vjeç
Duda (Malaga), 36 vjeç
Weligton (Malaga), 37 vjeç