Franck Kessie duket se do të largohet nga Milani pas dy viteve qëndrim.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë po luan rregullisht dhe Rossonerët po mendojnë të fitojnë nga shitja e tij.
21-vjeçari iu bashkua Milanit në verën e vitit 2017 nga Atalanta për 24 milionë euro.
Por duket se te Milani nuk po e shohin lojtarin edhe për shumë vite në fanellën kuq e zi.
Kessie do të nxirret në shitje në fund të stinorit nga Milani dhe ofertat për të nuk mungojnë.
Raportet e fundit nga Italia thonë se Milani do ta lë të lirë lojtarin nëse vije një ofertë mbi 45 milionë euro.
Favorit për të nënshkruar me lojtarin mbetet kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.
Përveç PSG-së, interesim për yllin afrikan kanë shprehur edhe Arsenal, Manchester United, Tottenham dhe West Ham. /Telegrafi/