Site icon Telegrafi

Kessie te Milani, prezantimi bëhet të hënën

Mesfushori afrikan, Franck Kessie mund të quhet një futbollist i Milanit.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, ka qenë i pranishëm disa orë më parë në Cassa Milan për të kryer vizitat mjekësore.

Mediat italiane kanë raportuar se tanimë ish-anëtari i Atalantës ka arritur marrëveshje me Milanin.

Prezantimi i tij në Milan pritet të bëhet ditën e hënë.

Kujtojmë që Milani në fund ka arritur marrëveshje me mesfushorin e talentuar i cili ishte fillimisht pranë Romës.

Për shërbimet e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë interesim kishin shprehur edhe skuadrat angleze si Manchester United dhe Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version