Franck Kessie mund të rikthehet në Itali pas një kohe të shkurtër te Barcelona.
Mesfushori afrikan iu bashkua gjigantit katalunas si transferim i lirë në verën e vitit 2022, por pa arritur të lë gjurmë.
26-vjeçari ka luajtur në total vetëm 16 ndeshje në të gjitha garat, por ka në këmbët e tij vetëm 661 minuta pasi shumicën e ndeshjeve është futur nga banka rezervë.
Rikthimi i tij në Itali është shumë i mundur, por kësaj radhe te rivali i Milanit, Interi.
MundoDeportivo ka raportuar se Barcelona është duke kërkuar një zëvendësues të Sergio Busquets dhe dëshiron transferimin e Marcelo Brozovic.
Për të arritur deri te Brozo, Barça është e gatshme t’i ofrojë Interit shërbimet e Franck Kessie si shkëmbim me kroatin.
Dy skuadrat janë në fillim të bisedimeve dhe shkëmbimi mes Kessie e Brozovic mund të ndodhë gjatë afatit kalimtar veror. /Telegrafi/