Sipas Afrique Presse, arsyeja pse Franck Kessie nuk është duke u zyrtarizuar te Milani është se stafi mjekësor e ka zbuluar se mosha e tij është e rreme.
Lojtari është i shkuar që ka lindur në vitin 1996.
“Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar, por burime të afërta me lojtarin bëjnë të ditur se futbollisti i Bregut të Fildishtë, nuk i ka 20 vjet, por më shumë”, shkruan një agjenci e lajmeve nga Senegali.
Lojtari dje ishte në klinikën “La Madonnina”, por që nuk arriti t’i kalojë testet mjekësore.
Zyrtarisht lojtari i Atalantas ka lindur me 19 dhjetor të vitit 1996.
Për këtë transferim Milani duhet të paguante 28 milionë euro. /Telegrafi/