Duket se kalimi i Franck Kessie te Milani nga Atalanta tashmë është punë e kryer.
Sipas Premium Sport, çdo gjë është e definuar me mesfushori të Bregut të Fildishtë dhe klubit kuqezi.
Të martën apo të mërkurën e së javës së ardhshme pritet që lojtari të mbërrijë në Milano dhe të kryej testet mjekësore.
Për Kessie kishte shfaqur interesim edhe Interi e shumë klube angleze.
Çmimi i lojtarit është rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/