Telegrafi

Kessie ka kryer testet mjekësore te Barcelona

Franck Kessie thuhet se i ka kompletuar tashmë testet mjekësore te Barcelona.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të largohet nga Milani si lojtar i lirë, për t’iu bashkuar Blaugranasëve.

Sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano – Kessie tashmë është pajtuar me kushtet e oferuara nga skuadra katalunase.

Lexo po ashtu Barcelona arrin marrëveshje me Kessie

Ai do të fitojë 6.4 milionë euro në sezon (të cilat janë të garantuara), e që aty do të ketë edhe bonuse, varësisht nga performanca e tij.

Zyrtarizmi në Camp Nou nuk mund të bëhet deri pas datës 30 qershor, duke ditur se lojtari deri në atë kohë është i lidhur me Milanin.

Rossonerët insistuar në qëndrimin e tij, mirëpo lojtari tashmë e ka ndarë mendjen për një aventurë të re. /Telegrafi/