Telegrafi

Kessie është në shitje, tri klube të Ligës Premier pas tij

Franck Kessie. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie është vënë në shitje nga klubi këtë verë dhe nuk mungojnë ofertat për mesfushorin. 

Kuqezinjtë duan që ta freskojnë mesfushën duke marr emra si Ismael Bennacer dhe Rade Krunic, ku duan t’ju japin më shumë hapësirë.

Marco Giampaolo kërkon më shumë kualitet në mesfushë dhe kuqezinjtë janë të gatshëm ta largojnë një lojtar fizik si Kessie.

Kessie te AC Milan . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Maldini dhe Zvonomir Boban ia kanë vënë çmimin mesfushorit, diku rreth 40 milionë euro.

Tottenham dhe Arsenal janë të interesuar për të. Së fundi edhe Everton është vënë pas tij, por ofertat ende mungojnë.

E ardhmja e Kessie duket larg San Siros dhe afati kalimtar anglez përfundon me 8 gusht. /Telegrafi/