Milani vazhdon të lidhet me mesfushorë të tjerë, ndërkohë që raportohet se Franck Kessie është në shitje.
Edhe pse futbollisti nga Bregu i Fildishtë e ka refuzuar ofertën e Tottenham Hotspur, Rossonerët janë të interesuar për ta shitur.
Kontrata e 24-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe drejtori Paolo Maldini ka thënë se në situatën aktuale nuk mund t’ia rinovojnë kontratën.
Qasja e këtillë e Milanit bëri që të largoheshin emra, si Gianluigi Donnarumma e Hakan Calhanoglu (drejt Paris Saint-Germainit dhe Interit, respektivisht), prandaj largimi i një tjetër lojtari me parametrat zero do të ishte zhgënjyese.
Sipas Calciomercato.com, klubi italian është i hapur për idenë e shitjes së Kessiet këtë verë dhe është i hapur për oferta. /Telegrafi/