Telegrafi

Kështu ua renovuan shtëpinë Noizy dhe Floriana Garo familjes skamnore (Foto)

Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë nga fytyrat e njohura publike kanë filluar të sensibilizohen me ata që nuk i festojnë festat njëlloj si të gjithë njerëzit e tjerë.

Reperët Ledri Vula dhe Gjiko së fundmi kanë ndërmarrë një iniciativë bamirëse, ku kanë shpërndarë dhurata për të gjithë fëmijët e lagjeve skamnore në Kosovë.

Lexo po ashtu Noizy dhe Floriana Garo ndihmojnë familjet skamnore (Foto)

Një tjetër rast mjaft social ka ndodhur së fundmi në Shqipëri, ku reperi Noizy bashkë me moderatoren e njohur Floriana Garon, Leo Kadrimin dhe deputeten Esmeralda Shkjau kanë ndihmuar një familje skamnore në rrethinën e Durrësit.

Ata u kanë siguruar familjes e cila jetonte në kushte të vështira ushqimet, disa veshmbathje dhe renovimin e shtëpisë.

Ka qenë Floriana ajo e cila ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka treguar iniciativën e realizuar me sukses bashkë me reperin Noizy.

Lexo po ashtu Noizy

Në fotografi shfaqej ambienti i shtëpisë përpara se të renovohej, dhe ai i tanishmi, i cili është i shndërruar tërësisht, dhe nuk mungojnë gjërat e bukura, ndër to edhe pema e Krishtlindjeve.

Noizy dhe Floriana Garo në renovimin e shtëpisë së familjes skamnore. Foto nga Instagram.

Kjo iniciativë është një shembull shumë i mirë që mund të ‘influencojë’ figurat publike dhe ndoshta artistët e famshëm, të cilët njihen për qëllimin e tyre social. /Telegrafi/

Ambientet e reja të familjes Shkreli, familje e cila u vu në ndihmë nga Noizy, Floriana Garo dhe shumë të tjerë. Foto nga Instagram.