Telegrafi

Kështu u komentua fitorja e Shqipërisë në mediat italiane dhe spanjolle

Kombëtarja e Shqipërisë fitoi me rezultat 0-2 ndaj Lihtenshtajnit.

Pas kësaj fitore Shqipëria prinë në Grupin G me gjashtë pikë, duke lënë pas Spanjën dhe Italianë me katër pikë.

“Shqipëria vazhdon të dominojë grupin e Spanjës” është titulli që gazeta sportive spanjolle “AS” ka për lajmin mbi fitoren e kuqezinjve ndaj Lihtenshtejnit.

“Shqipëria mori fitoren e dytë në grup, duke u ngjitur mbi Spanjën dhe Italinë. Vendi Ballkanit që demonstroi prezencën e vet në Kampionatin Evropian, pas fitores ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit nuk është një kundërshtar i lehtë në teori”.

“Spanja do të ketë një ndeshje të vështirë të dielën”, mbyllet shkrimi i “AS”.

Ndërsa “SportMediaset” shkruan se Shqipëria nuk bën gabime, në grupin e Italisë kryeson Shqipëria e De Biasit.

E përditshmja italiane ‘Sportmediaset’

 

Gazeta sportive spanjolle “AS”