Kosova të hënën zhvillon ndeshjen e parë në një garë zyrtare që pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
Përfaqësuesja jonë do të luajë kundër Finlandës dhe tashmë ka gjithë mbështetjen e nevojshme për një paraqitje të denjë.
Për ta motivuar akoma më shumë skuadrën janë përkujdesur edhe të famshmit tanë të humorit, “Stupcat”, që kanë publikuar një video në rrjetet sociale në mbështetje të përfaqësueses.
“Me Kosovën. Krenar me shtetin tim”, shkruan pranë videos. /Telegrafi/