Telegrafi

Kështu reagoi kundërshtari i ardhshëm i Joshuas, pas ‘nokautimit’ të Klitschkos (Video)

Anthony Joshua ka triumfuar kundër Wladimir Klitschkos në kuadër të boksit profesionist për pesha të rënda.

Mediat kanë filluar të bëjnë kalkulimet e para se kush do të jetë kundërshtari i radhës i 27-vjeçarit.

Një prej tyre është edhe boksieri i Zelandës së Re, Joseph Parker, i cili ka një karrierë të bujshme në boks, transmeton Telegrafi.

Ai ishte i pranishëm në një kafe bar teksa e shikonte duke boksuar kundërshtarin e ardhshëm.

Ndryshe, Joshua triumfoi në raundin e 11 pasi që ndeshjen e ndërpreu gjyqtari kryesor si pasojë e ‘knock-down’ të tretë të pësuar prej ukrainasit, Klitschko. /Telegrafi/