Anthony Joshua ka triumfuar kundër Wladimir Klitschkos në kuadër të boksit profesionist për pesha të rënda.
Mediat kanë filluar të bëjnë kalkulimet e para se kush do të jetë kundërshtari i radhës i 27-vjeçarit.
Një prej tyre është edhe boksieri i Zelandës së Re, Joseph Parker, i cili ka një karrierë të bujshme në boks, transmeton Telegrafi.
Ai ishte i pranishëm në një kafe bar teksa e shikonte duke boksuar kundërshtarin e ardhshëm.
Ndryshe, Joshua triumfoi në raundin e 11 pasi që ndeshjen e ndërpreu gjyqtari kryesor si pasojë e ‘knock-down’ të tretë të pësuar prej ukrainasit, Klitschko. /Telegrafi/