Mediat ndërkombëtare kanë raportuar rreth vërshimeve në Maqedoni duke e emëruar si rast tragjik dhe të pa përsëritshëm ndonjëherë në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
BBC e ka përshkruar si ”Së paku 20 të vdekur nga përmbytjet e tmerrshme mbrëmë”
ABC News shkruan ”20 të vdekur në përmbytjete në Maqedoni”
CNN e pasqyron ngjarjen ”Deklarohet situatë krize në Maqedoni pas vdekjes së 20 personave”
Chicago Tribune ”Stuhia lë 17 viktima, 60 të dëntuar”
The Wall Street Journal shkruan ”Përmbytjet në Maqedoni sjellin disa të vdekur”
RTE News shkruan ”Së paku 17 të vdekur nga vërshimet në Maqedoni”
Përndryshe, MPB deri tani ka konfirmuar se ka 21 viktima nga vërshimet dhe janë regjistruar shumë dëmë materiale. Nga vendet e vërshuara raportohet se ka mbi 20 të plagosur dhe 5 të zhdukur./Telegrafi/