Telegrafi

Kështu mund të luajë Arsenali nga edicioni 2022/23 nëse kompleton katër transferime

Mikel Arteta do të vazhdojë me prurje të reja te Arsenali këtë verë, ndërsa ai vazhdon transformimin e tij të klubit.

Trajneri i Gunners do të ketë para për të shpenzuar sërish në afatin e ardhshëm pasi u mbështet shumë vitin e kaluar.

Dhe me skuadrën e Londrës së Veriut që është në pozitë të mirë për të përfunduar në top katërshen, Arsenali mund të ketë më shumë para për të shpenzuar nëse siguron një vend në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Arsenali me tentim të ri për Isak

Klubi londineze ishte shpenzuesi më i madh i Evropës vitin e kaluar duke shpenzuar mbi 150 milionë euro për gjashtë lojtarë.

Portieri Aaron Ramsdale u soll së bashku me mbrojtësit Ben White, Takehiro Tomiyasu dhe Nuno Tavares dhe mesfushorët Martin Odegaard dhe Albert Sambi Lokonga.

Shuma e transferimeve të klubit tashmë është rritur pasi Marseille e ktheu huazimin e Matteo Guendouzi në një qëndrim të përhershëm në fillim të këtij muaji për një vlerë më shumë se dhjetë milionë euro.

Foto: Sun Sport

Ndërkohë , Fiorentina është gati të nënshkruajë me Lucas Torreira për 15 milionë euro me mesfushorin uruguaian që bën përshtypje në formë huazimi në Firence.

SunSport zbuloi ekskluzivisht në shkurt se si Arsenali ishte përsëri i përgatitur për të ecur mirë gjatë verës, ndërsa ata kërkonin të forconin sulmin dhe mbrojtjen e tyre.

Sulmuesi i Real Sociedad, Alexander Isak, është duke u interesuar me Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah që do të largohen si transferime të lira.

Foto: Sun Sport

Granit Xhaka është sërish në radarin e Romës dhe Arsenali e di se do të duhet ta zëvendësojë atë në mes të fushës.

Ruben Neves i Wolves është në listën e ngushtë të klubit, së bashku me yllin e Aston Villas, Carney Chukwuemeka, asin e Lyonit – Lucas Paqueta dhe Youri Tielemans të Leicester.

Dhe thashethemet vazhdojnë të lidhin Arsenalin me Serge Gnabry për shkak të së ardhmes së pasigurt të anësorit gjerman në Bayern Munich. /Telegrafi/