Telegrafi

Kështu mund të duket Renault Megane RS i ri (Foto)

Pas publikimit të fotografive të para zyrtare të gjeneratës së re të Renault Megane, disa dizajnerë të pavarur kanë filluar të merren me ide për versione të reja të këtij modeli.

Së fundmi është shfaqur versioni karavan i Megane-t të ri nga një dizajner i pavarur, ndërsa tani është shfaqur versioni se si mund të duket Megane RS i ardhshëm, transmeton Koha.net.

Megane RS i ri pritet të ketë kapacitet prej 280 kuajfuqi, ndërsa në paketën RS, ndër të tjera, përfshihet eksterieri “agresiv”, rrotat më të mëdha nga alumini, amortizatorët sportivë, frenat më të fortë, sistemi sportiv i shkarkimit, si dhe enterieri i modifikuar me ulëset dhe timoni sportiv.

Sipas njoftimit të mëhershëm, pasagjerët do të kenë më shumë hapësirë brenda.

Më poshtë gjeni disa nga modelet që thuhet se do të vijnë te gjenerata e re:

Modeli i parë, 0.9-litër Tce me 90 kuajfuqi e marsh manual me gjashtë shpejtësi

Modeli i dytë, 1.2-litër Tce me 130 kuajfuqi

Modeli i tretë, 1.6-litër Tce me 150 kuajfuqi

Modeli i katërt, 1.6-litër Tce me 200 kuajfuqi

Modeli i pestë, 1.8-litër Tce me 280 kuajfuqi

Modeli i gjashtë, 1.5-litër Dci me 95 kuajfuqi

Modeli i shtatë, 1.5-litër Dci me 110 kuajfuqi

Modeli i tetë, 1.6-litër Dci me 130 kuajfuqi

Modeli i nëntë, 1.6-litër Dci me 160 kuajfuqi