Matthias Bottcher, një dizajner industrial nga Stuttgart, është krijuesi i një koncepti të mahnitshëm të Mercedesit.
Vetura ka ndryshim të madh nga çdo veturë tjetër – është pa dritare.
Normalisht, një njeri nuk do të mund ta voziste një veturë të tillë, por kjo është një veturë e së ardhmes e cila vozitet vetë.
Duket sikur një veturë e nxjerrë nga një film fantastiko-shkencor, por është shumë reale dhe mund të bëhet shpejtë një prodhim i kompanisë.