Ushtarët ukrainas janë mirëpritur në Kherson nga banorë të gëzuar, pasi Rusia tha se ishte tërhequr plotësisht nga qyteti kyç jugor.
Disa pamje të publikuara tregonin vendasit në rrugë, duke mbajtur flamurin kombëtar të Ukrainës dhe duke brohoritur ndërsa trupat e Kievit mbërrinin, përcjell Telegrafi.
We will never abandon those who are caught in the jaws of a monster. We will fight for each and every one of our beautiful-as-the-universe people. pic.twitter.com/Gh31K0RFWY
— Defense of Ukraine (@DefenceU) November 12, 2022
Disa kënduan këngë patriotike rreth një zjarri të madh kampi deri natën.
Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal i marrë nga Rusia pas agresionit të filluar në fund të shkurtit ndërkohë që tërheqja është parë si një nga “dështimet” më të mëdha të luftës.
Moska tha se 30,000 personel ishin nxjerrë nga zona – si dhe rreth 5,000 pjesë të pajisjeve ushtarake, armatimit dhe aseteve të tjera.
People in Kherson celebrate the liberation of their city from Russian occupation❤🇺🇦#KhersonisUkraine#UkraineWillWin #Ukraine#Kherson #Ukrainians #UkrainianArmy #ZSU pic.twitter.com/VFRqqxN874
— vi (@viviviim) November 12, 2022
Shtëpia e Bardhë përshëndeti atë që e quajti një “fitore të jashtëzakonshme”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti atë një “ditë historike”.
Just enjoying this. #Kherson #Ukraine https://t.co/n1JcaRyEyx
— (((Tendar))) (@Tendar) November 11, 2022
Por ministri i jashtëm i Ukrainës tha se “lufta vazhdon”.
Duke folur në Kamboxhia në margjinat e një samiti të vendeve aziatike, Dmytro Kuleba tha: “Ne po i fitojmë betejat në terren. Por lufta vazhdon”.
Епізод з осіннього контрнаступу ЗСУ на Харківщині.
Бойові медики 3-ї окремої танкової Залізної бригади евакуюють пораненого через Сіверський Донець.
Надійно, злагоджено і, судячи зі смартфону, який під час цього процесу використовує воїн, навіть комфортно та пам'ятно. pic.twitter.com/200JHcNQrG
— Генеральний штаб ЗСУ (@GeneralStaffUA) November 11, 2022
Ndërsa një përditësim i mbrëmjes të premten nga pala ukrainase tha se trupat ishin shtyrë deri në bregun perëndimor të lumit Dnipro.
This is what #Ukraine achieves when they’re out-gunned. Imagine what they could do if they had all the equipment they need.
If you want to end the war faster, #ArmUkraineNow 🇺🇦
pic.twitter.com/6zvdkm1BMd— Jessica Berlin (@berlin_bridge) November 11, 2022
U shfaqën gjithashtu pamje që tregonin se kalimi kryesor i lumit – Ura Antonivsky – ishte shembur pjesërisht. Mbetet e paqartë se si janë shkaktuar dëmet.
Trupat ruse që pushtuan Kherson mendohet se po zënë pozicione të reja në anën lindore të lumit. /Telegrafi/