Site icon Telegrafi

Kështu e priti kryeministri britanik, presidentin Zelensky – në Londër

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka postuar një foto në profilin e tij në Twitter ku shfaqet në një përqafim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Mirë se erdhe përsëri”, thuhet në postimin në Twitter të Rishi Sunak, të cilin Zelensky e vizitoi sot në një pronë jo larg Londrës, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Zelensky ka falënderuar kryeministrin dhe vendin e tij për Ukrainën.

“Mbështetja juaj do të thotë shumë për ne, ju keni bërë shumë. Ju, qeveria juaj, Lartësia e Tij Mbreti dhe sigurisht populli juaj, shoqëria juaj”, citohet t’i ketë thënë Zelensky, kryeministrit Sunak.

“Ne jemi mirënjohës nga thellësia e zemrave tona. Unë përcjell falënderimet e të gjithë ukrainasve, kryesisht ushtarëve tanë”, ka shtuar presidenti ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version