Telegrafi

Kështu e imiton bashkëshortja Barack Obamën (Video)

Michelle Obama ka arritur të nxis tërë kombin amerikan që të qesh duke imituar burrin e saj.

Zonja e Parë ishte mysafire në emisionin televiziv të Stephena Colbert, ‘The Late Show’, ku mes tjerash ajo ka imituar edhe burrin e saj, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, Michelle e ka pranuar se nuk ka ‘mirëkuptim’ për Bill Clinton dhe Melani Trump. Thotë se ata nuk janë mjaftueshëm mbështetës për bashkëshortët e tyre, të cilët aktualisht janë kandidat për president të SHBA-s.

Po pjesa më interesante e bisedës, ishte ajo kur Michelle imiton burrin e saj. Ka deklaruar se ajo dhe vajzat e saj e imitojnë për mrekulli Barackun. Skena qesharake kur Michelle e imiton burrin e saj, fillon në minutën e 5-të të videos.