Telegrafi

Kështu e hedhin vallen deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje (Foto)

Deputetet e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë qenë në një ceremoni martesore që është zhvilluar në Gjakovë.

Aida Dërguti dhe Albulena Haxhiu kanë lënë anash angazhimet partiake dhe janë kapur në valle së bashku me shoqëruesit e tyre.

Të veshura me fustane, deputetet që shquhen si shumë aktive, janë parë në humor të mirë, ndërsa kanë vallëzuar së bashku me të pranishmit në aheng.

“Veç Donika Kadaj po mungon”, është mahitur dikush në rrjetet sociale, lidhur fotografitë që kanë publikuar deputetet. /Telegrafi/