Kanë përfunduar të gjitha takimet e javës së 15-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja më e rëndësishme në këtë xhiros ishte ajo në derbin lokal mes dy rivalëve, Gjilanit dhe Dritës.
Kampioni në fuqi i elitës së futbollit kosovar fitoi 3-2, në një takim që ishte tejet dramatik në stadiumin e qytetit.
Fitore në këtë javë ka marrë edhe lideri i ligës Ballkani që mposhti Arbërinë në Suharekë me rezultat 2-1.
Llapi në anën tjetër ka filluar të këndellet dhe po zhvillon lojë më cilësore, duke fituar në udhëtim me rezultat minimal 1-0 kundër Drenicës.
Edhe Prishtina në këtë xhiro doli triumfuese, derisa mori tri pikë në fitoren 2-0 ndaj Besës, e që fitore në këtë javë ka shënuar edhe Feronikeli përballë Trepçës ’89, po ashtu 2-0.
Më poshtë mund ta shikoni tabelën e plotë të Superligës së Kosovës pas 15 javëve të zhvilluara. /Telegrafi/