Telegrafi

Kështu duket tabela e Ligës Premier që kur klubet luajnë pa tifozë – ndikimi është i dukshëm

Katër muajt e fundit për klubet nga Liga Premier kanë qenë të vështira, pasi nuk po mund të luajnë para përkrahësve të vetë.

Situata me COVID-19 nuk po lejon që tifozët të rikthehen nëpër stadiume dhe kjo gjë po ndikon si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë psikik.

Ishte shpresuar që tifozët do të mund të rikthehen në stadiume nga muaji tetor, mirëpo kjo gjë duket se nuk do të ndodhë.

Rastet me coronavirus kanë filluar të rriten dhe kjo ka bërë që autoritetet angleze mos të lejojnë rikthimin e tifozëve nëpër stadiume.

Ndoshta disa nga skuadrat angleze mund të jenë të lumtur që përkrahësit nuk po rikthehen në stadiume, duke ditur se çfarë mbështetje mund t’u japin, sidomos skuadrave të mëdha.

Nick Harris i Sporting Intel ka krijuar një tabelë se si ja kanë dalë klubet nga Liga Premier në mungesë të tifozëve.

Në këtë tabelë janë përfshirë edhe ndeshje të edicionit 2019/20, pasi klubet kanë luajtur që nga muaji qershor.

Klubi me ecurinë më të keqe që kur tifozët u ndaluan të futen në stadiume është Sheffield United që nuk ka arritur të këndellet.

Skuadra angleze ka filluar me formë të dobët edhe në këtë sezon, derisa më së miri pa tifozë ja ka dalë Manchester City. /Telegrafi/