Telegrafi

Kështu duket Porsche 911 i së ardhmes (Foto)

Modeli Porsche 911 qe 52 vjet, asnjëherë nuk është distancuar nga pamja tradicionale dhe pozita e motorit në pjesën e pasme.

Për disa, kjo gjë është diçka që e bën të veçantë, ndërsa të tjerët mendojnë se modeli 911 ka nevojë për një ridizajnim të plotë. Prandaj, Kyashayar Jenabi vendosi të përpiqet për ta bërë këtë.

Jenabi ka diplomuar në Institutin e Arteve të Aplikuara në Torino, Itali, dhe mori përsipër që të krijojë dizajnin e ri për modelin 911, duke i shtuar fuqinë dhe duke i rritur edhe shpejtësinë. Dhe si rezultat i kësaj, vjen modeli i ri me emrin Porsche 911 Solo.

Sa i përket dizajnit, Jenabi krejtësisht ka zëvendësuar pamjen tradicionale të 911-shit me një pamje të re moderne dhe me motorin e vendosur në pjesën e mesme të veturës, transmeton Koha.net. Pjesa e përparme e 911 Solo është shumë e ngjashme me pjesën e përparme të konceptit Porsche Mission E, ndërsa dritat e përparme janë të vendosura shumë afër hapësirave të mëdha për ajër.

Ndërkaq, pjesa e pasme e 911 Solo disi kujton modelin Koenigsegg Reger. Në këtë pjesë janë të vendosura dritat shumë të holla dhe bagazhi është shumë i vogël, si dhe në mes është e vendosur logoja e Porsches, në mënyrë që të tregojë se për çfarë veture po bëhet fjalë.

Sa i përket motorit, asgjë nuk është bërë e ditur, por një gjë dihet, ky projekt është një projekt shumë interesant.