Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe agjencia e sigurisë Shin Bet kanë publikuar disa pamje të reja të cilat thuhet se tregojnë një pjesë të rrjetit të tunelit të Hamasit nën spitalin Shifa të qytetit të Gazës, ku grupi supozohet të ketë një qendër kryesore komanduese.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë marrë nga dy pajisje të veçanta që u futën në një hyrje tuneli të zbuluar nga IDF të enjten në kompleksin Shifa.
Siç pretendohet më tej, boshti i tunelit ishte vendosur në terrenin e spitalit nën një tendë, ku trupat e IDF kishin gjetur gjithashtu një kamionçinë të Hamasit me armë në të, të ngjashme me ato të përdorura nga grupi në sulmet e 7 tetorit.
Dhe pamjet e reja – gjithmonë, sipas izralitëve – tregojnë se boshti i tunelit ka një shkallë nga rreth tre metra thellësi, duke vazhduar poshtë për shtatë metra të tjerë derisa të arrijë në një pjesë të rrjetit të tunelit.
OPERATIONAL UPDATE: IDF and ISA forces revealed a significant 55-meter-long terrorist tunnel, 10 meters underneath the Shifa Hospital complex during an intelligence-based operation.
The tunnel entrance contains various defense mechanisms, such as a blast-proof door and a firing… pic.twitter.com/tU4J6BD4ZG
— Israel Defense Forces (@IDF) November 19, 2023
Tuneli vazhdon për pesë metra, përpara se të kthehet djathtas dhe të vazhdojë për 50 metra të tjerë.
Në fund të tunelit, pamjet zbulojnë një “derë” me atë që IDF thotë se është një vrimë armësh për Hamasin për të qëlluar.
“Kjo lloj dere përdoret nga organizata terroriste Hamas për të bllokuar aftësinë e forcave tona për të hyrë në selinë e organizatës dhe asetet nëntokësore të organizatës”, thotë IDF.
IDF dhe Shin Bet thonë se po vazhdojnë të operojnë në Shifa për të ekspozuar rrjetin e tuneleve të Hamasit në zonë. /Telegrafi/