Telegrafi

Kështu dukej qyteti Mariupol i Ukrainës një vit më parë

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, publikoi një video të qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, të realizuar një vit më parë, kur qyteti u dekorua përpara festimit të Vitit të Ri.

Disa muaj më vonë filloi pushtimi rus i Ukrainës dhe Mariupol ishte një nga qytetet që vuajti më shumë nga agresioni rus, përcjell Telegrafi.

Qyteti, ku jetonin qindra mijëra njerëz, u shkatërrua plotësisht dhe mbrojtësit i rezistuan sulmeve brutale ruse nga uzina e çelikut Azovstal për muaj të tërë.

Qyteti ra pas pothuajse tre muajsh rrethimi dhe aktualisht është nën pushtimin rus.

Dhe në video, ai tregon se si dukej Mariupol para pushtimit rus, përkatësisht pas sulmeve brutale ruse. /Telegrafi/

Mariupoli, para dhe pas luftës Ukrainë-Rusi