Site icon Telegrafi

Kështu do të duket vajza e princit William dhe dukeshës Kate kur të rritet (Foto)

Një ekip i ekspertëve amerikanë përmes programeve kompjuterike kanë realizuar një fotografi, e cila tregon se si do të duket vajza e princit William dhe dukeshës Kate Middleton kur të rritet.

Princesha Charlotte është duke u përfolur që nga lindja, ndërsa shumëkush në Britani të Madhe interesohet se si do të duket ajo kur të rritet.

Për ta dhënë përgjigjen janë angazhuar ekspertët amerikanë, të cilët duke u bazuar në fotografitë e prindërve dhe gjyshërve të saj kur kanë qenë 18 vjeç, kanë krijuar imazhin e mundshëm se si do të duket princesha në atë moshë.

Sipas tyre, Charlotte i ka të gjitha predispozitat gjenetike që të bëhet një femër e bukur kur të rritet, do të jetë e gjatë dhe me trup atleteje.

“Të gjitha foshnjat janë të ëmbla dhe Charlotte nuk bën përjashtim. Duke u bazuar në dëshmitë familjare që kemi parë, ajo ka potencial që të rritet në një femër të bukur”, kanë thënë ekspertët nga SHBA, të cilët në punën e përditshme janë të angazhuar me policinë në krijimin e fotografive për personat e dyshimtë. /Telegrafi/

Exit mobile version