Telegrafi

Kështu do të duket BMW X1 i ri (Foto)

Fotografi të modelit të ri BMW X1 kanë rrjedhur nga zyrat e patentimit në Kinë, të versionit që pritet të debutojë në vitin 2016.

Ato nuk sjellin ndonjë befasi në dizajn, pasi që ndryshimi i vetëm nga dizajni i tanishëm i modelit me pesë dyer dhe këtij është zgjerimi te rrotat, transmeton koha.net.

Dyert e pasme janë dukshëm më të gjata dhe kanë dritare më të mëdha, që lejojnë dritë më shumë në pjesën e pasme, duke lejuar që të shtohen edhe dy ulëse shtesë.

Vetura vjen me platformën standarde UKL dhe do të ofrohet me dy lloj të motorëve, atë me tre cilindra dhe katër cilindra, benzinë apo me naftë së bashku me prizën hibride.

Me rrotat e para aktive që duket se do të jetë standard për këtë model, motorët do të jenë opsionalë.