Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se aplikimi i Ukrainës për pranim në NATO tashmë po mbështetet nga dhjetë vende të bllokut.
Zelensky zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në NATO gjatë të premtes, duke rritur kështu presionin mbi aleatët perëndimor që ta mbrojnë Ukrainën, pasi presidenti Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Within 48 hours of @ZelenskyyUa signing application to join NATO, 10 bloc countries supported Ukraine's membership in the Alliance – mostly countries that remember poisonous claws of ru-empire. We are grateful for the leadership and responsibility. History is being made today.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) October 2, 2022
Mykhailo Podoliak, ka njoftuar në profilin e tij në Twitter se janë mirënjohës për liderishipin dhe përgjegjësinë.
Madje sipas tij, sot është shënuar historia. Në anën tjetër, ukrainasit po vazhdojnë të mbrohen me tërë forcën kundër rusëve që nuk po kursejnë askënd.
Kujtojmë që presidenti rus gjatë të premtes shpalli aneksimin e Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhzhia, katër rajone në Ukrainë, që Perëndimi është zotuar se kurrë nuk do t’i njohë. /Telegrafi/