Telegrafi

Këshilltari i Zelensky ka një porosi për rusët: Tentimi për ta marr nën kontroll Kievin, do të ishte “vetëvrasje” për Rusinë

Këshilltari i presidentit ukrainas, ka thënë sot se marrja nën kontroll të Kievit mbetet qartazi prioritet i Rusisë, por tentimi për ta bërë një gjë të tillë do të ishte “vetëvrasje” për Moskën.

Oleksiy Arestovych theksoi se konflikti mund të marr gjatë dy deri në tri javët e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Rusia akoma ka për synim të thyej mbrojtjen ukrainase në Kiev, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme si brenda ashtu dhe jashtë qytetit.

Më herët inteligjenca britanike ka njoftuar se forcat ruse akoma nuk kanë bërë ndonjë progres, ku shumica e forcave të tyre kanë mbetur aty ku janë nga fillimi i pushtimit. /Telegrafi/