Gjatë një paraqitje televizive, këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka thënë se Volodymyr Zelensky do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin, vetëm pasi të kalojë beteja e madhe që pritet të ndodhë në lindje të rajonit Donbas.
Sipas Podolyakut, Ukraina është e gatshme për një betejë të madhe, ku theksoi se Ukraina duhet patjetër të fitojë – në veçanti në Donbas, transmeton Telegrafi.
Kjo do t’i jepte Ukrainës një pozicion më të fuqishëm në bisedime, nga të cilat mund të diktojë një sërë kushtesh.
Për këtë këshilltari i tij është i bindur se Zelensky do të takohej vetëm atëherë me Putinin. E kjo sipas tij, do të kërkoj dy apo tri javë.
Në anën tjetër, Moska ka shtrirë gypat e gazit në Donbas, atje ku pritet të ndodh ofensiva më e madhe që nga tërheqja e trupave nga periferi e Kievit. /Telegrafi/