Telegrafi

Këshilltari i presidentit ukrainas shpërndau videon që rusët ia dërguan të ëmës së ushtarit të ukrainas të zënë rob

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mihailo Podolyak, ka publikuar një video e cila pretendohet se shfaq një ushtar të ri ukrainas të cilin e kanë zënë rob trupat ruse.

Në profilin e tij zyrtar në Twitter, Podolyak ka shkruar se ushtarët rusë këtë video ia kanë dërguar të ëmës së ushtarit ukrainas të zënë rob, transmeton Telegrafi.

Nga ajo kishin kërkuar 5.000 euro, përndryshe videon e radhës që do t’ia dërgonin do të ishte ku shihet duke ia vrarë të birin e zënë rob.

Lexo po ashtu Imazhet satelitore tregojnë shkallën e dëmit në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol

“Ushtria ruse çdo ditë e më shumë na kujton militantët e ISIS-it. Rusia duhet të njihet si shtet terrorist”, ka shkruar Podolyak në profilin e tij në Tëitter.

Ndryshe në video mund të shihet ushtari i ri i uniformuar i cili është zënë rob.

Derisa merrej në pyetje ai dëgjohet duke u prezantuar si Alexey Antonovich, që u arrestua më 23 prill dhe se është pjesëtar i Brigadës 109 të Mbrojtjes Territoriale të rajonit Donetsk. /Telegrafi/