Telegrafi

Këshilltari i Pacollit: S’kemi biseduar me askënd për pjesëmarrje në qeveri

Jetlir Zyberaj, këshilltar i presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se AKR nuk ka biseduar me askënd për pjesëmarrje në qeveri.

Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se lajmet për kërkesa ministrore janë të pasakta.

Lexo po ashtu Hoti: Nesër dalim me përbërjen e qeverisë së re, edhe AKR-ja pjesë e saj

“Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta. Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askënd për pjesëmarrje në qeveri dhe ndarje resoresh qeveritare”, ka shkruar Zyberaj. /Telegrafi/