Telegrafi

Këshilltari i Pacollit: Asnjë kriminel nuk do të jetë pjesë e pelegrinëve serbë, vendi i tyre do të jetë në burg

Këshilltari i ministrit të Jashtëm në detyrë, Jelir Zyberaj ka reaguar pas protestave të nënave gjakovare, kundër pelegrinazhit të serbëve në Gjakovë, transmeton Telegrafi.

Zyberaj ka shkruar se pelegrinazhi i paralajmëruar nuk do të ketë mundësi të realizohet për shkak se për një gjë të tillë nuk është kërkuar leje nga institucionet e Kosovës.

“Nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për këtë dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar”, ka shkruar Zyberaj.

Lexo po ashtu Gjakovë, protestë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë

Ai tha se asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëve serbë, pasi vendi i tyre do të jetë në burg.

“Bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëve serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg”, shkruan ai. /Telegrafi/