Këshilltari i ministrit të Jashtëm në detyrë, Jelir Zyberaj ka reaguar pas protestave të nënave gjakovare, kundër pelegrinazhit të serbëve në Gjakovë, transmeton Telegrafi.
Zyberaj ka shkruar se pelegrinazhi i paralajmëruar nuk do të ketë mundësi të realizohet për shkak se për një gjë të tillë nuk është kërkuar leje nga institucionet e Kosovës.
“Nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për këtë dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar”, ka shkruar Zyberaj.
Ai tha se asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëve serbë, pasi vendi i tyre do të jetë në burg.
“Bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëve serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg”, shkruan ai. /Telegrafi/