Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Xhavit Beqiri ka thënë se qeveria e drejtuar nga Hoti e “theu” izolimin e Kosovës.
Beqiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Hoti kur erdhi në qeveri e ktheu Kosovën në kancelaritë kryesore botërore.
“Kur Hoti e mori qeverisjen e gjeti Kosovën në një izolim total. Është paradoksale të thuhet se kur Hoti erdhi në qeveri Kosova nuk kishte raporte normale bashkëpunimi as me Shqipërinë. Për më pak se 100 ditë ai arriti t’i rivendos raportet e shëndosha me SHBA-të dhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se kjo është një e arritur për Kosovën pa dallime politike pasi sipas tij pushtetet mund të ndryshojnë.
Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti thotë se Serbisë nuk mund t’ia ndalojmë kundërshtimet por thotë se përfshirja e SHBA në dialog është një shans e mirë për Kosovën./Telegrafi/