Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka votuar në mënyrë unanime marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka bërë të ditur para mediave, se të gjithë anëtarët e Këshillit kanë votuar pro marrëveshjes, raporton Telegrafi.
“Atëherë siç ju kemi njoftuar sot në ora 13:00 është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, i cili në mënyrë unanime pa asnjë votë kundër, pa asnjë votë abstenim ka miratuar marrëveshjen e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëqeverisje”, ka deklaruar Mustafa, përcjell Telegrafi.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar anëtarët e Këshillit lidhur me arritjen e koalicionit bashkëqeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Mustafa ka thënë në seancën e nesërme, LVV do të propozojë kandidatin e LDK-së, për pozitën e kryeparlamenatarit, transmeton Telegrafi.
LDK gjatë ditës pritet t’i bëjë publikë emrat e ministrave në Qeverinë Kurti.
Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00./Telegraf/