Telegrafi

Këshilli i Mbrojtjes i Ukrainës: Maksimumi pesë persona në planet e dinë se kur do të fillojë kundërofensiva

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës deklaroi se maksimumi pesë njerëz në planet e dinë se ku dhe kur do të fillojë kundërsulmi i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Mund të them se sot ka një numër shumë të kufizuar njerëzish që kanë informacion se ku, kur dhe si do të nisin aksione të caktuara në territorin e planetit tonë. Jo më shumë se tre deri në pesë persona”, tha Oleksy Danilov.

Ai theksoi se kur njerëzit bëjnë deklarata të caktuara, duhet të keni parasysh se mund të mos jetë e vërtetë, raporton ukrinform.

“Kur fillon ky apo ai aksion ushtarak, ky apo ai operacion ushtarak është informacion për një rreth shumë të kufizuar njerëzish”, tha Danilov.

Ky i fundit shtoi se ukrainasit do të vërejnë kur “gjithçka të fillojë”, se pyetja “ku, kur dhe në çfarë ore” fillon kundërsulmi është një pyetje plotësisht konfidenciale.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/