Telegrafi

Këshilli i Evropës do të diskutojë për situatën e Maqedonisë

Këshilli për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në seancën e fundit para Këshillit Europian, si pikë kryesore në rendin e ditës do të diskutojë situatën në vend. Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së me propozim të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, do të diskutojnë dhe do të japin një rekomandim jo të detyrueshme mbi situatën në Maqedoni, si një vend kandidat për anëtarësim në BE në kushtet e krizës politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Diskutimet mbi zhvillimet në Maqedoni pritet të përfundojnë deri në mesditë, pas së cilës Këshilli i Punëve të Jashtme e udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisëm Federica Mogherini, do të dalë me një qëndrim apo mendim për ngjarjet në Maqedoni.

Më parë u lajmëruan mundësitë e sanksioneve ndaj individëve në Maqedoni, për shkak të krizës politike e cila është refuzuar plotësisht, ku për ta bërë këtë duheshte unanimitet mes vendeve anëtare, dhe e njëjtja nuk u realizua për shkak të kundërshtimit nga Greqia, Hungaria, Polonia, Sllovenia dhe Kroacia të çfarëdo sanksion të situatës së shtetit maqedonas. /Telegrafi/