Site icon Telegrafi

Këshilla për sukses të cilave secili prej nesh mund t’u përmbahet: Truqe të vogla të cilat miliarderëve më të famshëm u kanë ndihmuar në karrierë!

Asgjë nuk ju kushton, por do t’u ndihmojnë shpirtit, trupit dhe mendjes suaj

Si të bëhesh i suksesshëm?

Themeluesit e firmave më të suksesshme në botë zbulojnë truqet e vogla, të cilat u kanë ndihmuar të jenë aty ku janë.

Këto janë disa ndër to! – transmeton Telegrafi.

Leximi

Disa nga njerëzit më të pasur të botës edhe sot ndajnë kohë gjatë ditës për mësim, lexim të literaturës profesionale dhe librave, si Bill Gates dhe Warren Buffett.

Është shumë praktike të ndahen 15 minuta në ditë për lexim të literaturës profesionale.

Ecja

Qëndrim në ajër të pastër dhe rekreacioni nxisin mendimin kreativ, gjë që kanë konstatuar edhe shkencëtarët e Universitetit të Stanfordit, mirëpo këtë e ka ditur edhe themeluesi i kompanisë “Apple”, Steve Jobs, i cili ka praktikuar shëtitje të gjata, andaj në to, në vend të darkave afariste, ka ftuar kolegët dhe partnerët.

Ecja na ndihmon që problemin ta vështrojmë nga këndi tjetër dhe të gjejmë zgjidhjen.

Kur lëvizim, e furnizojmë organizmin me oksigjen, ndërkaq nëse e bëjmë këtë gjatë ditëve me diell, organizmin e furnizojmë me vitaminën shumë të dobishme D.

Meditimi

Meditimi është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar ndër njerëzit e suksesshëm, andaj e praktikojnë edhe themeluesit e Twitterit, Jack Dorsey dhe e LinkedIn-it Jeff Weiner.

Është edhe më interesant fakti që meditojnë në punë. Ata thonë, meditimi u ndihmon që të largohen nga problemet dhe të shohin panoramën e gjerë, gjë që u ndihmon që më shpejt ta zgjidhin.

Përfitimet shihen vetëm pas një ore praktikimi të meditimit në javë, që do të thotë që në ditë nevojiten vetëm afro dhjetë minuta!

Shkyçuni nga puna për rreth dhjetë minuta dhe nga dita në ditë vështroni se si situata shkon në drejtim të mirë!

/Telegrafi/

Exit mobile version